Policia e Kosovës shqipton mbi një mijë tiketa trafiku brenda 24 orëve
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1165 tiketa trafiku për shoferët e papërgjegjshëm.
Në të gjitha stacionet policore gjatë ditës së djeshme janë evidentuar 46 aksidente trafiku. 18 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar.
Po ashtu policia ka arritur të arrestoj 13 persona dje, ku 9 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./Indeksonline/