15:20 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës tregon pse ndërpreu Natën e Muzikës Kurde

Qendra Sociale “Sabota” kishte organizuar për mbrëmjen e së premtes Natën e Muzikës Kurde, në vazhdën e disa aktiviteteve që janë mbajtur këtë javë rreth çështjes së kurdëve në Prishtinë. Por, ky organizim u ndërpre nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme Policia përmes një njoftimi dërguar medieve ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar pasi kanë pranuar informata se organizatori nuk ka pasur lejen e duhur nga institucionet.

“Pervec kesaj, ne rruge operative jane marre informacione te cilat kane ngritur bazat e dyshimit se persona te caktuar mund te provojnë te pengojnë ne forma te ndryshme zhvillimin e ketij aktiviteti qe do te mund te rezultonte me ndonje incident qe mund te prodhonte pasoja”, thuhet në një pjesë të njoftimit nga policia.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Mbreme  rreth ores 19;00 policia ka marre informacionin per nje aktivitet te pa paralajmeruar dhe per te cilin organizatori nuk eshte pajisur me lejen e nevojshme nga ana e institucioneve kompetente, aktvitet ky I cili eshte zhvilluar ne lagjen Ulpiana ne Prishtine, dhe ne te njejten kohe ka qene ne kundershtim me normat e rendit dhe qetesise publike ne zonat urbane.

Pervec kesaj, ne rruge operative jane marre informacione te cilat kane ngritur bazat e dyshimit se persona te caktuar mund te provojne te pengojne ne forma te ndryshme zhvillimin e ketij aktiviteti qe do te mund te rezultonte me ndonje incident qe mund te prodhonte pasoja.

Marre parasyshe keto informacione si dhe rrethana te tjera specifike, policia eshte  autorizuar nga ana e prokurorit te shteti qe te kryej nje bastisje brenda vendit ku eshte zhvilluar ngjarja si dhe te siguroj nje perimeter me te gjere ne ate zone.

Nderkohe qe policia ka ndermarre te gjitha veprimet e nevojshe policore per te parandaluar cfardo incidenti eventual, ka ftuar ne vendin e ngjarjes edhe inspektoret perkates per te konfirmuar validitetin e organizatorit respektivisht Qendres Sociale SABOTA.

Nga verifikimet e kryera nga ana e inspektoreve ka rezultuar se te njejtin nuk jane te regjisturar sipas procedurave te nevojshme si dhe nuk posedojne lejen per aktivitetin ne fjale.

Ne operacionin e bastisjes, konform autorizimeve policia ka legjitimuar personat e pranishem.

Nderkohe qe policia ne perimetrin e jashtem ka kontrolluar te gjitha levizjet dhe ka monitoruar rrjedhen e ngjarjes ka ndaluar dhe shoqeruar per ne stacionin policor dy perosna, njeri per shkakun se I eshte gjetur nje mjet I mpreht (thike) ndersa tjetri per shkak se ka deshtuar te identifikohet, pra nuk ka pase asnje document identifikimi me vete.

Te shoqeruarit ne stacionin policor aktualisht  jane ne  procedim administrativ dhe policia po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme preeliminare me qellim te sqarimit dhe ndriqimit te  bazave te dyshimit per te cilat te njejtit jane shoqeruar per ne stacionin policor.

Temat: