75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës tregon rezultatin e 510 personave, të cilët ishin në testin psikologjik [dokument]

Polica e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë shpallur rezultatet e testit Psikologjik të mbajtur nga data 05.08.2019 deri me datën 29.08.2019, për Zyrtarë Policorë sipas konkursit 16.04.2018 deri me 10.05.2018.

Kandidatët të cilët kanë dështuar në këtë test, kanë të drejtë ankese. Ankesat adresohen në komisionin përzgjedhës në afatin prej pesë(5) ditëve nga dita e publikimit të rezultateve.

Ankesat duhet dorëzuar nëpër Drejtoritë përkatëse të Policisë së Kosovës.