13:24 / E Premte, 27 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Policia e Kosovës vazhdon fushatën sensibilizuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka vazhduar me aktivitete të shtuara, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komuniteteve pakicë për aplikim në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës.

Kjo fushatë ka përfshirë takime me përfaqësuesit e komunitetit, takime me të gjitha stacionet policore, organizata rinore dhe prezantim i konkursit, me qëllim të sensibilizimit dhe informimit të të rinjve nga komunitetet pakicë për aplikim.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Gjatë tërë javës, në kuadër të fushatës, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, janë mbajtur takime informuese me qytetarë dhe të interesuar, me qëllim që të inkurajohen sa më shumë pjesëtarë të minoriteteve për të aplikuar në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës, duke qenë një mundësi e mirë për të rinjtë e të rejat që t’i bashkohen Policisë së Kosovës.

May be an image of 2 people and outdoors

“Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha minoritetet”.