Policia e Kosovës vazhdon patrullat në tërë territorin e vendit 24/7 për parandalimin e pandemisë

Policia e Kosovës po vazhdon të patrullojë në lokacione të ndryshme të Prishtinës, shkruan Indeksonline.
Kjo për shkak të orës policore, si masë kundër Covid-19, që bën pjesë në vendimin e fundit të Qeverisë.

Përveç kryeqytetit, patrullat policore janë të angazhuara në tërë territorin e vendit 24/7.
Ata janë duke ndërmarrë veprime bazuar në Ligjin antiCovid-19 edhe pse ndëshkimet nuk janë mjeti kryesor. Ato do të përdorën në rastet që parasheh ligji.

Por, me këtë rast edhe një herë, ashtu si institucionet shëndetësore dhe jo vetëm, Policia e Kosovës kërkon që të respektohen masat si mbajtja e maskës, distanca, higjiena, kufizimi i kohës së lëvizjes./Indeksonline/





