Policia e Kosovës vendos sot gur themelin për stacionin policor në Zubin-Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin-Potok do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gur themelit për ndërtimin e stacionit të ri policor.
Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e policisë në Zubin-Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët”, thuhet ne njoftim./Indeksonline/