Policia e kryeqytetit shpall në kërkim një djalë të ri
Një djalë është shpallur në kërkim nga Sektori i Hetimeve i kryeqytetit, me ç’rast po kërkohet ndihma e qytetarëve në identifikimin e tij.
Në njoftimin e policisë nuk është bërë e ditur përse ai është shpallur në kërkim, raporton IndeksOnline.
“Sektori i Hetimeve i kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.


