75 Mall Live Search
12:05 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia e Maqedonisë arreston dy kosovarë për falsifikim të dokumenteve të veturave

Të mërkurën janë arrestuar dy kosovarë në vendkalimin kufitarë Bllacë. Edhe pse arrestimi i tyre ka ndodhur në raste të veçanta, megjithatë shkaku është i njëjtë- dyshim për falsifikim të dokumenteve të veturave, shkruan Gazeta Lajm.

Sipas policisë së Maqedonisë, fillimisht në ora 12 gjatë kontrollit të një veture Mercedes me targa të Kosovës, e drejtuar nga shtetasi kosovar me iniciale E.Q.(26) është vërejtur që numri VIN dallon nga numri origjinal.

Një orë më vonë, respektivisht në ora 13, për të njëjtin shkak në vendkalimin Bllacë është arrestuar shtetasi kosovar N.H. (31) poashtu me veturë “Mercedes”.

Të dy ata janë arrestuar nën dyshimin për falsifikim të dokumentacionit dhe në ora 14 e 15 minuta janë dërguar në SPB-në e Shkupit për procedim të mëtejmë.