20:21 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / AR

Policia e ndalon një person në Aeroport, i konfiskohet pasaporta e Kosovës, ky është dyshimi

Sot është ndaluar një person në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”.

Indeksonline përmes burimeve mëson se i njëjti kishte urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, dega në Rahovec.

Pas kësaj, i dyshuari është shoqëruar nga Aeroporti deri në stacionin policor në Rahovec nga patrulla policore.

Gjyqtari i rastit ka sugjeruar që i dyshuari të lirohet, por se i njëjti duhet të paraqitet në seancë në Gjykatën Themelore më datë 1 korrik në ora 09:00.

Po ashtu, gjyqtari ka kërkuar që atij t’i konfiskohet pasaporta e Republikës së Kosovës deri në një vendim tjetër./Indeksonline/