75 Mall Live Search
17:01 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Policia e ndalon shoferin që ngiste maunën me fotografinë e Putinit në Pejë

Një maune me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin është futur sot nga Serbia në Kosovë, më saktësisht ne qytetin e Pejës.  Ndërsa Policia bën të ditur se ngasësin e maunes e ka ndalur, transmeton IndeksOnline.

Fadil Gashi, nga zyra për informim e policisë Rajonale të Pejës ka deklaruar se policia është duke u marrë me këtë rast dhe se personi në fjalë është ndaluar.

“Personin qe po e ngiste automjetin e ka ndaluar policia dhe po e trajton rastin”, tha shkurt Gashi.

Ndërkohë IndeksOnline pak më parë ka raportuar  se një maune ka hyrë në Kosovë nga Serbia me një fotografi të Putinit dhe pas reagimit të qytetarëve ajo është mbuluar.