75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / k.v

Policia e ndjeku si në filma një të ri nga Gjilani, po përballet me një vepër të rëndë në gjykatë (Video)

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u mbajt gjykimi ndaj të pandehurit, Agron Krasniqi.

Ndaj të njejtit Prokuroria e Shtetit në gushtin e vitit 2023 ka ngritur aktakuzë.

Krasniqi dyshohet se në shkurtin e vitit 2023 rreth  orës 20:00 në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan,  pa autorizim, me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes ka poseduar substancë narkotike.

Pjestarët e PK-së kanë sinjalizuar ngasësin e veturës që të ndalet në pikë-kontrolli.

I njejti nuk ka respektuar urdhërat e të pandehurit dhe është larguar me shpejtësi.

Policia në ndjekje e sipër të tj, ka vërejtur se i pandehuri ka hedhur jaknën nga vetura e cila pas kontrollit, në xhepin e saj, policia ka vërejtur 10 paketime me substancë narkotike e cila ka rezultuar të jetë e llojit kanabis e marihuanë./IndeksOnline/