Policia e një kantoni në Zvicër del me apel interesant

Policia në kantonin Thurgau ka nisur një apel për këdo që iu ka vjedhur bizhuteri dhe orë.
Në janar një makinë u ndalua në një postë kufitare që shkonte për në Gjermani.
Pas një kontrolli, policia gjeti një grumbull bizhuterish – në të gjitha më shumë se 300 artikuj.
Disa tashmë janë lidhur me vjedhjet – por shumë të tjera mbeten të paidentifikuara, transmeton albinfo.ch.
Policia kantonale e Thurgaut ka hapur një faqe interneti me të gjitha artikujt e ekspozuar dhe po kërkon nga kushdo që mund të njohë diçka të kontaktojë.