Policia e Pejës arreston dy persona që rrahën katër të tjerë

Më datë 22 dhjetor 2021 rreth orës 22:00, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në një lokal në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.
Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty është informuar se katër (4)
persona të lënduar nga mjetet e mprehta janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë.
Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur
Pas një pune intensive të Policisë, me datë 03.01.2022 rreth orës 23:00, është
arritur vendndodhja e dy (2) personave të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga Policia.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.