75 Mall Live Search
13:47 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia e Pejës kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi, i dyshuar për 2 vepra penale

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore të Pejës për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

LUAN (MUHAMET) LAJQI  i lindur me 29.11.1982, në Llukë-Deçan.    

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

1- (një) rast për veprën penale “Vrasje në tentativë”

1-(një)  rast për veprën penale  “ Vetëgjyqësi”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës dhe Gjykata Themelore e Gjakovës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com