75 Mall Live Search
14:13 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / k.v

Policia e Prishtinës me njësi motoçikletash në rrugët nacionale dhe rajonale

Policia e Rajonit të Prishtinës, konkretisht njësiti rajonal i trafikut rrugor me motoçikleta, ka nisur patrullimin aktiv në rrugët nacionale dhe rajonale të këtij rajoni.

Qëllimi i këtij angazhimi është rritja e sigurisë në komunikacion, zbulimi i kundërvajtjeve dhe parandalimi i aksidenteve, veçanërisht në zonat me rrezikshmëri të lartë të identifikuara më herët.

Gjatë tri ditëve të para të operimit, njësiti ka shqiptuar mbi 45 fletëparaqitje për kundërvajtje të ndryshme, ka konfiskuar 13 skuterë të paregjistruar dhe ka ndëshkuar drejtues të automjeteve për shkelje të tjera si përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe mosrespektimi i dritës së kuqe.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë me përkushtim angazhimin për rritjen e sigurisë rrugore dhe përforcimin e prezencës në terren, sidomos gjatë sezonit veror kur fluksi i qarkullimit është më i madh.