75 Mall Live Search
08:32 / E Premte, 07 Mars 2025 / k.v

Policia e Prishtinës shqipton mbi 31 mijë gjoba gjatë janarit dhe shkurtit

Policia e rajonit të Prishtinës ka intensifikuar angazhimin e saj për rritjen e sigurisë rrugore gjatë muajve janar dhe shkurt, duke kryer patrullime të shtuara dhe operacione trafiku në zonat me kundërvajtje më të shprehura. 

Si rezultat, janë shqiptuar gjithsej 31,110 masa administrative për shkeljet në komunikacion. Prej tyre, 2,487 raste kanë përfshirë shkelje për të cilat janë paraparë pikë negative nga një deri në pesë pikë. 

Në 489 raste, është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të automjetit nga tre deri në nëntë muaj, që nënkupton konfiskimin e përkohshëm të patentëshoferit. Ndërkohë, 704 raste janë referuar për trajtim në gjykatë. 

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për të mbërritur të sigurt në destinacion.