75 Mall Live Search
15:16 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / k.v

Policia e Prizrenit shpallë në kërkim një person

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë Themelore në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit të personit, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: NN

I dyshuari kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Lëndim i lehtë trupor.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 (pa pagesë)
038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren
038-5080-6125 Stacioni Policor – Prizren

  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com