75 Mall Live Search
11:31 / E Premte, 13 Shtator 2024 / k.v

Policia e rajonit të Prishtinës përfundoi me sukses një operacion gjithëpërfshirës

Policia e rajonit të Prishtinës, përfundoi me sukses një operacion gjithëpërfshirës në disa lokacione të ndara.

Operacioni rodhi pas një hetimi gjithëpërfshirës mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme përfshirë këtu edhe ekspozime të armëve nga persona të caktuara në rrjete sociale dhe rezultoi me arrestimin e disa personave si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve.

Janë kryer nëntë bastisje si edhe janë sekuestruar: një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole si edhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Ndërlidhur me rastin, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të pa autorizuar të armës”, si edhe “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej.

Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe  përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Në të njëjtën kohë policia i bën thirrje publikut të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për t’i ndihmuar në misionin e saj për të ruajtur paqen dhe sigurinë./IndeksOnline/