Policia e shpall në kërkim këtë person për vjedhje

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve, për identifikimin e një personi, i cili dyshohet se është përfshirë në vjedhje.
”Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar. Sektori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com./Indreksonline/