75 Mall Live Search
14:07 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / L K

Policia e shpall në kërkim këtë person për vjedhje të rëndë

Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për veprën: Vjedhje e rëndë.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.