75 Mall Live Search
13:58 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / SH

Policia e shpall person në kërkim Fidanin, kosovarin e lindur në Belgjikë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Prizren – Njësia e Hetimit të Narkotikëve, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren e ka shpallur person në kërkim Fidan Husmanin.

Ai dyshohet për disa vepra penale, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave.
Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, mund të kontaktojë Policinë e Kosovës në:
Stacionin më të afërt policor,
Numrat kontaktues: 192 ose 038 550 999 (nga telefoni fiks dhe mobil)
Numri pa pagesë dhe anonim: 0800 19999
Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë’’
E-mail: info@kosovopolice.com./Indeksonline