Policia e shpall person në kërkim Kushtrim Beqirajn
Njësiti i Hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.
Personi i kërkuar është Kushtrim Beqiraj dhe po kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje e rëndë.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose info@kosovopolice.com.

