75 Mall Live Search
17:41 / E Shtunë, 06 Korrik 2024 / MSH

Policia e shpallë në kërkim Faton Hajrizin, të arratisurin nga burgu i Smrekovnicës

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin Faton Hajrizi, i cili është arratisur nga Qendra korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë.

Në këtë qendër, Hajrizi ka qenë duke vuajtur dënimin për disa vepra penale, shkruan Indeksonline.

39-vjeçari u arratis mëngjesin e sotëm, teksa policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur dhe kapur të dyshuarin.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të  Prokurorisë Themelore në Mitrovicë,  është autorizuar të publikoj fotografinë e  të arratisurit të poshtë shënuar me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe  qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit  të shpallur  në kërkim.

Personi  i shpallur në  kërkim  Faton Hajrizi,  sot me datën 06.07.2024, është raportuar se është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë.

Emri:  Faton

Mbiemri: Hajrizi

Nofka

Emri i babait: Mustafë

Data e lindjes:  06.02.1985

Vendi i lindjes:  Skenderaj

Vendbanimi: Fshati Klinë e Poshtme, Skenderaj

Gjinia:  M

Ngjyra e flokëve:  Zezë

Ngjyra e syve:  Kaltër

Nacionaliteti: Shqiptar

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tije, të lajmëroj Policinë e Kosovës .

Informatat për personin në kërkim, mund të dërgoni  në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.

 Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192

– +383 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Jugu

–  044/355 108

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com