75 Mall Live Search
15:19 / E Hënë, 25 Mars 2024 / L K

Policia e Shqipërisë e kap hajnin që i vodhi çantën me para konduktorit të autobusit në linjën Prishtinë-Tiranë

Në mesnatë ka ndodhur një vjedhje në Rrugën e Kombit.

Konduktori i autobusit në linjën Prishtinë-Tiranë është goditur në brez nga një person i panjohur, për t’i marrë çantën e brezit, me para në të.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. D., 25 vjeç, banues në Laç.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 675 €, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./Indeksonline/