20:14 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Policia e Shqipërisë ia dorëzon Sadri Ramabajën asaj të Kosovës

Sadri Ramabaja i Vetëvendosjes i cili u arrestua mbrëmë në Durrës nga autoritetet shqiptare, tashmë gjendet në Kosovë.

Sipas burimeve të Indeksonline, policia e Shqipërisë i ka dorëzuar sonte rreth orës 20:00 Ramabajën trupave policore të Kosovës.

Ai u mor nga policia kosovare në pikëkalimin kufitar në Vërmicë dhe tani është dërguar në mbajtje.