22:23 / E Martë, 10 Maj 2022 / OSH

Policia e Shqipërisë kërkoi ndihmë nga alpinistët e Kosovës për të tërhequr viktimën nga humnera në Valbonë

Një turist gjerman, 30 vjeçar, sot ka humbur jetën teksa ishte duke eksploruar alpet në mes Valbonës dhe Thethit, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave, 30 vjeçari ka rrëshqitur në akull dhe ka rënë në humnerë me ç’rast ka vdekur.

E për të nxjerr trupin e viktimës gjatë kalimit në shtegun malor Valbonë-Theth, komisariati i Policisë së Shqipërisë ka kërkuar ndihmë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.

Mirëpo, derisa alpinistët e Kosovës arritën në vend ngjarje, viktima ishte tërhequr nga vendi ku ishte aksidentuar.

Njoftimi i Shoqatës së Kërkim-Shpëtim Malor të Kosovës:

Sot me datën 10.05.2022 në ora 15:00 kemi pranuar një thirrje nga komisariati i Policisë së Bajram Currit për ti dalur në ndihmë rreth evakuiminlt të viktimës i cili është aksidentuar gjatë kalimit në shtegun malor Valbonë-Theth në kordinatat N 42°.24′.33.3″  E 19°48’51.6″.

Ekipi i ShKShMK me të pranuar ftesën menjëherë mobilizohet dhe pas organizimit të shpejtë niset në vendin e ngjarjes.

Me të arritur në vendin e ngjarjes takohemi me autoritetet vendore, nga të cilët informohemi që viktima është tërhequr nga vendi ku është aksidentuar dhe gjendet në autoambulancë pranë vendparkimit ku arritëm ne.

Vlen të përmendet që operacionit ju bashkangjitën edhe bjeshkatarë nga Valbona, Erind Zalli, Keli Selimaj, Ermal Hysaj të cilët i falënderojmë për gatishmërinë e treguar për të dalur në ndihmë si vullnetarë dhe bashkpunëtorë të  përhershëm.

Familjarëve të viktimës i shprehim ngushëllime të sinqerta.