Policia e Shqipërisë ndalon dy kosovarë, nuk i deklaruan 27 mijë euro në Morinë

Policia Kufitare e Shqipërisë, në pikën Morinë, ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Kosova. Në hetim janë vënë dy shtetas kosovarë që tentuan të fusin 27 550 euro pa i deklaruar sipas ligjit.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në hyrje-dalje të vendit, shërbimet policore konstatuan rastet e tentativës për të futur në Shqipëri shuma të konsiderueshme parash në mënyrë të paligjshme.
A.G., 51 vjeç, banues në Suedi, u kap me 12.550 euro gjatë kontrollit fizik;
A.G., 44 vjeç, banues në Suharekë, u kap me 15 000 euro.
Shuma e përgjithshme prej 27 550 euro është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.

