20:09 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Policia e Shqipërisë verifikon personat që dyshohet se vijnë në Kosovë edhe pse nuk janë prekur nga tërmeti

Gjatë ditës së sotshme ka pasur ankesa nga qytetarët se në pikën kufitare në ‘Morinë’ se po ka vonesa në kontrollime.

Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili tha se qarkullimi po zhvillohet normalisht.

Por, ka raste kur autoritet policore të Shqipërisë bëjnë verifikimin e personave që vijnë nga Shqipëria për shkak se dyshohet se ka persona që po pretendojnë të vijnë në Kosovë edhe pse nuk janë nga zonat e prekura nga tërmeti .

“Ju informojmë se;”

“Qarkullimi në pikën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, është duke u zhvilluar normalisht dhe asnjëherë nuk është mbyllur për qarkullim.”

“Mirëpo ka raste kur autoritetet policore të Shqipërisë bëjnë verifikimin e personave që qarkullojnë nga Shqipëria në Kosovë, sepse dyshohet se mund të ketë persona që pretendojnë të hyjnë në Kosovë për të kërkuar strehim, e që nuk janë nga zonat e prekura nga tërmeti.”

“Andaj Policia e Kosovës bashkëpunon ngushtë me autoritetetet policore të Shqipërisë për të evituar çdo problem, parregullsi apo dyshim të ngritura.”, u shprehë Kelani./Indeksonline/