75 Mall Live Search
21:24 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / MSH

Policia e Shtetit deklarohet për angazhimin në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Policia e Shtetit shqiptar është angazhuar maksimalisht për të zbatuar planin që garanton rend dhe siguri, me rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Duke publikuar dhjetëra fotografi nga njësite të shumta të policisë anekënd Tiranës, Policia e Shtetit thotë se është angazhuar para, gjatë dhe pas ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

“Strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara maksimalisht në zbatim të Planit të Masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Serbi”, deklaroi Policia.

Kujtojmë se ndeshja e sotme që po zhvillohet në Tiranë është shoqëruar me masa të rrepta sigurie, për shkak të frikës nga eskalimi i situatës nga ana e tifozëve.