Policia e Shtetit me plan masash për sezonin turistik

Policia e Shtetit prezantoi sot një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2025.
Sipas njoftimit të Policisë, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror 2025, Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash, i cili synon sigurinë në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore; lehtësimin e qarkullimit në pikat e kalimit kufitar; parandalimin e aksidenteve rrugore dhe veprimtarive kriminale; zbatimin e orarit të ndalimit të muzikës dhe mbrojtjen e mjedisit dhe zonave turistike.
Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare.
Në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë të cilat do të kompensohen sipas legjislacionit përkatës.
Po ashtu do të ketë shtim të kontrollit në kufirin e gjelbër dhe në kufirin blu, për të parandaluar krimin kufitar dhe kalimet e paligjshme./Indeksonline/