75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / k.v

Policia e Shtetit publikon pamjet e operacionit “Trushi”, pranga kryetarit të fshatit dhe dy të tjerëve

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit policor të koduar “Trushi”, gjatë të cilit u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Operacioni u zhvillua në Vau i Dejës.

Policia sekuestroi bimët narkotike cannabis sativa, pajisjet elektrike, 1 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu, 2 automjete dhe 2 mjete lundruese “Jet Ski” pa dokumentacion.

3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale u vunë në pranga. Kryetari i fshatit dhe 2 punonjës të OSHEE-së u vunë në hetim, për shpërdorim detyre./IndeksOnline/