75 Mall Live Search
15:56 / E Martë, 05 Gusht 2025 / MSH

Policia e Shtimës shoqëron në stacion 23-vjeçarin që gjuajti me armë në dasmë

Sot rreth orës 09:00, stacioni policor në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë në një dasmë ka të shtëna me armë të zjarrit.

I dyshuari është kontaktuar nga policia dhe ka dorëzuar armën, e cila është konfiskuar.

“Në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, i dyshuari A.B., 23 vjeç është intervistuar. Po ashtu, në vazhdim të hetimeve, është intervistuar edhe personi tjetër i dyshuar A.M.,45 vjeç për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”” thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.

Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë!

Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme”, apelon policia.