75 Mall Live Search
12:37 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / MSH

Policia e trafikut në Gjilan intensifikon masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të zbatimit të planit operativ “Motoçiklisti i rrezikshëm”, plan i cili ka për qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e motoçiklistëve që me sjelljet e tyre rrezikojnë sigurinë në trafik, si edhe me zhurmat e larta, cenojnë qetësinë publike, veçanërisht në orët e natës.

Gjatë fazës së parë të zbatimit të këtij plani, vetëm gjatë kësaj jave, njësitet policore kanë realizuar kontrolle të shtuara në terren, ku si rezultat janë;

  • Konfiskuar 20 motoçikletat dhe shqiptuar gjoba ngasësve të cilët janë hasur pa leje të drejtimit përkatës;
  • Shqiptuar 7 gjoba drejtuesve për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse;
  • Shqiptuar 3 gjoba ngasësve për drejtim të motoçikletës pa regjistrim të rregullt.

Ky plan operativ do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, duke mbuluar zona të ndryshme urbane dhe rurale, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve të ndryshme.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon te qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngasjes së motoçikletës në mënyrë të rrezikshme, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një ambient më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.