09:53 / E Enjte, 11 Prill 2024 / k.v

Policia e trafikut tregohet tolerante ditën e Bajramit, dukshëm më pak gjoba se zakonisht

Për dallim nga ditët e zakonshme kur Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve, ditën e Bajramit ajo është treguar tolerante në shumë raste.

Të dhënat e policisë tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 687 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve që kanë thyer rregullat e komunikacionit.

Sipas policisë, të mërkurën kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, një me pasoja fatale, 23 me persona të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale./IndeksOnline/