Policia e zë në flagrancë 47-vjeçarin duke nxjerr zhavorr nga lumi

Policia në Prizren ka ndalur një kamion me vozitës N.K. (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar shqiptar) i cili ishte duke nxjerr zhavorr nga lumi në fshatin Pirane.
Në lidhje me këtë është njoftuar Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë proceduar me rastin dhe i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë.
Nga i dyshuari është konfiskuar mjeti transportues.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit’’./IndeksOnline/

