75 Mall Live Search
14:02 / E Premte, 28 Janar 2022 / k.v

Policia e zë në flagrancë një femër duke vjedhur

Policia në Prizren të enjten kishte pranuar një informatë se në rrugën “Osman Rexhepi” në Prizren, në orën 21:55, është duke ndodhur një vjedhje. Viktima kishte deklaruar se në podrumin e shtëpisë së tij kishte hasur një person të gjinisë femërore.

Pas pranimit të informacionit, në lidhje me ketë rast, reagimi policor ishte i menjëhershëm duke arritur të identifikohet personi i dyshuar: E.B., e datëlindjes 1986 f/r/k.

Të dyshuarën Policia e kishte shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, e kanë intervistuar lidhur me rastin dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është hapur i cilësuar si: “Vjedhje në Tentativë” dhe e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime.