75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / MSH

Policia edhe sot në mobishopin e Fitës, ai qendron në dyqan

Njësia për hetimin e krimeve ekonomike, bashkë me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kanë vazhduar edhe sot aksionin në mobi-shopin “Fita”.

Mobishopi në fjalë pasditen e djeshme është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati, pasi që në këtë mobi-shop gjatë kontrollit pronari nuk ka qenë prezent.

Burime të Indeksonline-t, kanë thënë se aksioni në këtë mobi-shop po vazhdon edhe sot me dyshimet që ky biznes ka mallra pa prejardhje, pa dokumentacion dhe si të tilla konsiderohen kontrabandë.

Gjatë ditës së sotme, prezent në dyqan ka qenë edhe vet Fita.

Indeksonline ju sjell pamje ekskluzive: