75 Mall Live Search
16:33 / E Martë, 12 Janar 2021 / k.v

Policia ende në vendin e ngjarjes ku ndodhi grabitja

Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë në vendin ku ndodhi grabitja në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Njësia e hetimeve lidhur me rastin ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit, raporton IndeksOnline.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës./IndeksOnline/