Policia evakuon familjen në Darëzezë, ishin të sëmurë dhe të bllokuar nga uji
Edhe pse ura në Darëzezë, Fier është ndërtuar sërish ka pasur njërëz që kanë mbetur të bllokuar në ujë.
Këtë mbrëmje policia i ka ardhur në ndihmë një familjeje të cilët kishin mbetur të bllokuar nga uji dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.
Policia evakuon familjen prej 9 anëtarësh dhe transporton për në spitalin rajonal të Fierit kryefamiljarin sëbashku me bashkëshorten të cilët kishin probleme me shëndetin edhe më parë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të grupit të specializuar të Forcave të FNSH-së Shkodër, i trajnuar nga IPA FLOODS për situata emergjente dhe i pajisur me veshje dhe mjete speciale nga BE-ja, u bë e mundur që në fshatin Darëzezë, të evakuohej e gjithë familja si dhe dërgimi në spital i kryefamiljarit sëbashku me bashkëshorten, pasi vuanin edhe më parë nga shëndeti.
Pjesëtarët e tjerë të familjes janë transportuar për t’u sistemuar në ambient të sigurt.