75 Mall Live Search
23:17 / E Diele, 24 Maj 2026 / F.R

Policia forcon njësitë me motorë, investon mijëra euro për trajnimet e zyrtarëve

Policia e Kosovës ka nënshkruar kontratë për aftësimin e zyrtarëve për patentë-shofer të kategorive A dhe A2, kategori që lidhen me drejtimin e motoçikletave.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrata është lidhur me kompaninë ATLANTIDA I SH.P.K., ndërsa vlera totale e saj arrin në 12 mijë e 345 euro, shkruan IndeksOnline.

Kategoria A përfshin motoçikleta pa kufizim fuqie, ndërsa A2 motoçikleta me fuqi të kufizuar deri në 35 kW.

Tenderi është zhvilluar me procedurë të hapur dhe financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Vlera e parashikuar e kontratës ishte 24 mijë euro, ndërsa marrëveshja kornizë do të zgjasë 24 muaj.

Në këtë aktivitet prokurimi kanë konkurruar tri kompani, të cilat janë shpallur të gjitha të përgjegjshme, ndërsa kontrata është nënshkruar më 19 maj 2026./IndeksOnline/