Policia franceze s’po i lejon njerëzit të shëtisin pranë lumit – shkak mosdistanca

Policia franceze i largoj njerëzit që po shëtisnin të shtunën pranë brigjeve të lumit Seine në qendër të Parisit pasi nuk respektonin rregullat e distancës sociale të koronavirusit, shkruan The Guardian, transmeton IndeksOnline.
Qindra njerëz u kërkuan të largoheshin nga zona – e njohur për shëtitje dhe pikniqe në ditë me diell – dhe oficerët e policisë mbyllën brigjet e lumenjve për pjesën tjetër të ditës.
“Rregullat e distancimit shoqëror nuk po respektohen”, thirri policia përmes një megafoni.
Policia rregullisht ka larguar njerëzit nga zona gjatë javëve të kaluara me mot të ngrohtë.
Policia e Parisit ndaloi konsumimin e alkoolit në bregun e lumit të premten dhe u kërkoi njerëzve të kufizonin tubimet e tyre./IndeksOnline/