Policia gjatë një jave shqiptoi në Ferizaj mbi 1 mijë gjoba dhe hoqi 8 patentëshoferë

Policia e Ferizajt ka njoftuar se brenda një jave ka shqiptuar mbi 1 mijë e 400 gjoba dhe ka hequr 8 patentëshoferë.
“Policia rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 12-18/08/2024 ka shqiptuar 1430 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 8 patentëshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.”
Gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 60 aksidente, ku janë lënduar 32 persona.
“Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe u apelon shoferëve që të jenë të kujdesshëm në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.