75 Mall Live Search
15:54 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / OSH

Policia gjen 317 bimë kanabis në Koshare, arrestohet një person

Sot në zonën e Koshares janë gjetur dy parcela të kultivuara me bimë që dyshohet të jenë kanabis.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se lidhur me këtë rast është arrestuar një person me inicialet A.M. 1940, i cili është ndaluar për 48 orë në Polici.

Po ashtu, mësohet se janë gjetur dhe konfiskuar 317 bimë të dyshuara kanabis sativa me gjatësi 50cm deri në 1 metër.

Kurse, IndeksOnline mëson janë marrë disa mostra nga bimët ndërsa të tjerat janë shkatërruar me anë të djegies./IndeksOnline/