Policia gjen armë dhe marihuanë në veturën e një 30-vjeçari në Novobërdë

Policia në Llabjan të Novobërdës ka ndaluar një 30-vjeçar, tek i cili ka gjetur armë dhe substancë narkotike.
Rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, shkruan IndeksOnline.
Gjatë një kontrolli të rregullt, policia ndaloi veturën me targa vendore, të cilën po e ngiste i dyshuari G.N.
Gjatë kontrollit në veturë, policia gjeti dhe konfiskoi një armë zjarri të llojit “Beretta”, një karikator dhe sasi të marihuanës.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
