Policia gjen armë dhe municion në oborrin e një shtëpie në Greme të Ferizajt, arrestohet një person

Të shtunë rreth orë 13:05 është arrestuar një person në fshatin Greme të Ferizajt, pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhjetëra gëzhoja të armës së zjarrit dhe armë pa leje.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë një intervenimi policor në pronën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 50 gëzhoja të armës së zjarrit, një revole si dhe një armë gjuetie.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u trajtuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Greme, Ferizaj/02.08.2025–13:05 Është arrestuar i dyshuari m/k pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 50 cop gëzhoja të armës së zjarrit. Nga i dyshuari janë konfiskuar një revole dhe një armë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24-orësh./IndeksOnline/