Policia gjen armë dhe një thikë te një i mitur në Gjakovë

Një i mitur është arrestuar dje në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Izet Hima”, shkruan IndeksOnline.
I dyshuari u arrestua pasi gjatë kontrollit, policia gjeti tek ai një revole dhe një thikë.
“Me vendim të prokurorit për të mitur i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”./IndeksOnline/