75 Mall Live Search
21:34 / E Enjte, 06 Mars 2025 / Z S

Policia gjen armë e drogë në një apartament në Lipjan, arreston tre persona

Polica ka njoftuar se gjatë kontrollit të bërë të mërkurën, më 05.03.2025, në një apartament në rrugën “Haxhi Kleçka” në Lipjan, ka arrestuar tre persona dhe ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit “Zastava”, një thikë si dhe një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuanë).

“Ndaj të dyshuarve: B. H., mashkull, 30 vjeç, , M. B., mashkull, 29 vjeç, H. H., mashkull, 27 vjeç, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’ si dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja  e  paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge’”- thuhet në njoftim.

May be an image of lighter

Sipas Policisë, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh./Indeksonline/