75 Mall Live Search
19:28 / E Premte, 06 Qershor 2025 / MSH

Policia gjen armë e municion në shtëpinë e gjakovarit, që dyshohej se ushtroi dhunë psikike ndaj gruas

Stacioni Policor në Gjakovë, gjatë hetimeve lidhur me një rast të dhunës në familje, ku një mashkull dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, ka siguruar informacione shtesë se i njëjti posedonte armë pa leje.

Bazuar në këto informacione, është kryer një kontroll në vendbanimim e të dyshuarit, në fshatin Osek Pashë të Gjakovës, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike e llojit AK-47 me dy karikatorë dhe 566 fishekë dhe një pistoletë me tre karikatorë dhe 31 fishekë.

“Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat penale: “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”” thuhet në njoftimin e Policisë.