75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / S Z

Policia gjen armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar, në Leposaviq

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, fishekë, dy karikatorë e pajisje të tjera ushtarake në një shtëpi të pabanuar, pronë e një shtetasi serb, në Leposaviq.

Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se për rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti.

“Gjatë kontrollit në një shpi të pa banuar –pronë e një mashkulli shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar: 59 fishekë kalibri i panjohur, një kuti metali, një helmete ushtarake, një jakne me emblemë të Serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake, dy karikatorë të AK-47  dhe një karikator tjetër me një fishek”, thuhet nga Policia e Kosovës.