Policia gjen armë në shtëpinë e A$AP Rocky

Policia e Los Anxhelos ka gjetur disa armë në shtëpine e reperit amerikan, A$AP Rocky.
Ende nuk dihet se a është gjetur edhe arma me të cilën reperi kishte qëlluar vitin e kaluar, transmeton Indeksonline.

Sipas TMZ, policia është duke hetuar nëse Rocky ka qëlluar në të vërtetë me njërën nga armët.

Kujtojmë që me 20 prill reperi u arrestua nga policia.
Ai u lirua me kusht pasi bëri pagesën me shifër të lartë prej 504 mijë euro./Indeksonline/